Eder ka folur pas fitores në minutat e fundit të Italisë kundër Suedisë.
Golashënuesi i vetëm i këtij takimi, Eder ka thënë se në saje të strategjisë së trajnerit, Antonio Conte, italianët triumfuan.
”Nuk ka asnjë ndeshje të lehtë, ne e pamë këtë sot. Pjesa e dytë ishte më e mirë për ne, por rëndësi ka fitorja”.
”Antonio Conte na tregoi ne që të zgjeroheshim në fushë më shumë gjatë pushimit. Kjo fitore i’u takon të gjithëve”, u shpreh Eder.