Poezi nga: Lord Byron
Përktheu: Abdulla Rami
Ecën porsi nata nurë,
Pa asnjë re, me yj flakërim,
Hije, rreze digjen furrë,
N’sytë e saja gjejnë shprehim,
Drit’ e ëmbël si askurrë,
Që Zoti s’fal veç për bekim!
Një shtim hije a më pak dritë,
Do ta gjysmonin at’ shkëlqim,
Gërshetat që t’marrin sytë,
Fytyrës japin më shumë ndriçim,
Fjal me mendje të përpiktë,
Qart’ e ëmbël me përmallim.
Por n’atë fytyrë e mbi atë ballë,
Të but e t’qetë, por shprehimtar,
Me buzëqeshje e ngjyrë për mall,
Vizohen shenjat tregimtar
Të një mendje pa pik zavall
Të një zemre që ndjen për t’parë!