Site icon Telegrafi

EC Ma Ndryshe bashkë me nxënësit pasuron hapësirën publike me fidanë

Organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe” në bashkëpunim me nxënësit e shkollës “Fadil Hisari” ka realizuar mbjelljen e fidanëve në hapësirën e gjelbër skaj rrugës “Sylejman Vokshi” në Prizren.

Sipas njoftimit të kësaj organizate qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë përmirësimi i mjedisit urban, duke krijuar kushte më të shëndetshme për komunitetin dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës në qytet.

“Pjesëmarrja e nxënësve ka luajtur një rol të rëndësishëm, jo vetëm në zbatimin e aktivitetit, por edhe në rritjen e ndjenjës së pronësisë për kujdesin ndaj kësaj hapësire publike, sikurse edhe ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Aty theksohet se ky aktivitet gjithashtu ka shërbyer si shembull i mirë i aktivizmit në komunitet, për të promovuar parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Me këtë rast, EC Ma Ndryshe ka bërë thirrje për angazhim të shtuar të institucioneve dhe qytetarëve për krijimin e hapësirave të reja të gjelbra dhe mirëmbajtjen e tyre për një mjedis më të pastër dhe më të qëndrueshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version