Egla Ceno ka qenë e ftuar së fundmi në “Top Arena”, ku ka treguar se jo me të gjithë banorët e BBV3 ka pasur kontakte.
Sipas saj, vetëm disa prej tyre e kanë telefonuar, ndërsa me Jul Dedën nuk ka pasur një raport të tillë.
Aktorja tregon se ka pritur një telefonatë prej tij për ta pyetur si është pas një incidenti që ndodhi në prapaskenat e Post Big Brother dhe lëndoi këmbën, por kjo gjë nuk ndodhi.
Pjesë nga biseda në studio:
Erjola Doçi: Nëse do flisje në telefon me Jul Dedën çfarë do i thoshe?
Egla Ceno: Si je? Pse nuk je bërë i gjallë? Unë kam patur një incident që të gjithë ju e morët vesh atë ditë që po xhironim Post Big Brother, pata një incident shumë serioz, u rrëzova dhe për fat shpëtova me aq. Sinqerisht telefoni im ka qenë hapur për të gjithë, vetëm me disa prej tyre jam dëgjuar.
Erjola Doçi: Domethënë ti pret një telefonatë nga ata, nuk do e merrje ti iniciativën e para.
Egla Ceno: Po çfarë t’i them u rrëzova, më pyet si jam? Unë e takova Julin nëpër ambientet e Top Channel, disa ditë pasi, e përshëndeta normalisht, kështu do jetë gjithmonë. /Telegrafi/