Telegrafi

E tmerrshme, Balotelli tash kërkohet nga Chievo

Mario Balotelli është në kërkim të një skuadre të re.

Jurgen Klopp ia ka bërë me dije Balotellit, që nuk është pjesë planeve të tij dhe se duhet që të kërkojë një skuadër të re.

Për ish-sulmuesin e Milanit është vënë në sulm Chievo, gjë të cilën e konfirmon edhe presidenti i klubit Luca Campedelli, transmeton KosovaPress.

“Të ëndërrosh është pa para”, ka deklaruar Campedelli.“Më pëlqen Balotelli edhe si lojtar edhe si personalitet që është. Por, ai është sulmuar shumë herë nga të gjitha anët edhe pa pasur faj”, ka shtuar numri një i Chievos.

Deri në fund të afatit kalimtar, Balotelli pritet të zgjedh destinacionin e tij të ardhshëm.