Site icon Telegrafi

E THYER

Ilustrim

Poezi nga: Gema Bocardo
Përktheu: Dashamir Malo

Për gjithçka
dhe për asgjë,
për pikën e fundit
dhe atë para saj,
përgjithmonë
pa shpëtim
ajo
u thye,
si një degë e thatë.

Dëgjova tek copëzohej
gjoksi i saj.

U dëgjua si fshikullimë kamxhiku
kundër shpresës.

Nuk mund ta imagjinoni sa më mungon
buzëqeshja e saj neurotike.

Madje mundja të bëja ujdi me Luciferin,
kështu të paktën mund të ngashërehej.

Po si mund të kisha pritshmëri
që dashuria e saj për t’u ngjitur
të mbijetonte deri në rënie.

Exit mobile version