Studime të ndryshme, përfshirë ato nga “Journal of Dairy Science”, kanë treguar se qumështi dhe jogurti i dhisë ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore falë përbërjes së tyre unike ushqyese.
1.Lehtësi në tretje
Qumështi i dhisë ka globula më të vogla yndyre dhe më pak laktozë, duke e bërë atë më të lehtë për tretje sesa qumështi i lopës. Një studim nga “International Journal of Food Sciences” konfirmon se proteina e tij është më pak alergjike.
2.Burim i pasur me lëndë ushqyese
Qumështi i dhisë është i pasur me kalcium, magnez, fosfor dhe vitamin A, të cilat mbështesin shëndetin e kockave dhe sistemit imunitar.
3.Përfitime për zemrën
Studiuesit nga “American Journal of Clinical Nutrition” kanë zbuluar se trigliceridet me zinxhir të mesëm në qumështin e dhisë ndihmojnë në rregullimin e kolesterolit dhe shëndetin e zemrës.
4.Përmirëson shëndetin e lëkurës
Qumështi i dhisë përmban probiotik dhe acid laktik, të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës dhe ekuilibrin e mikroflorës së zorrëve.
Qumështi dhe kosi i dhisë janë alternativa të shkëlqyera për tretje të lehtë, forcimin e kockave dhe përmirësimin e shëndetit të zemrës.
Duke u bazuar te ajo se çfarë thonë studiuesit, qumështi i dhisë është një opsion i mençur për një dietë të shëndetshme.