Serge Aurier ka shkëputur kontratën me Totenham Hotspurs në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.
Pas katër viteve qëndrim në Londër te Tottenham, Aurier tani është një futbollist i lirë dhe po konsideron ofertat.
Dëshira e reprezentuesit të Bregut të Fildishtë është të qëndroj në Angli dhe Arsenali është njëra nga skuadrat favorite për t’i marrë shërbimet e tij.
Sky Sports ka raportuar se Aurier është në bisedime me Arsenalin për t’iu bashkuar atyre si futbollist i lirë.
Topçinjtë kanë treguar interesim për të edhe pse morën mbrojtësin e djathtë japonez Takehiro Tomiyasu nga Bologna.
Në rast se ndodh ky transferim, atëherë Aurier do të bëhej një ndër lojtarët e pakët që luajnë për dy rivalët e qytetit të Londrës.
Gjithsesi interesim për anësorin kanë shprehur edhe skuadra nga Rusia, Franca e Turqia. /Telegrafi/