Site icon Telegrafi

E pyesin vazhdimisht për Kiarën, Luizi iu përgjigjet ndjekësve: Asnjëri prej jush nuk e do aq shumë sa e dua unë

Një nga çiftet më të komentuar në showbizin shqiptar nuk ka dyshim se janë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.

Kjo pas marrëdhënies së tyre të krijuar në Big Brother VIP Albania 2, e cila po vazhdon akoma.

Atyre së fundmi iu desh të ndahen për një kohë, pasi moderatorja udhëtoi për në Turqi për të realizuar emisionin e ri, kurse artisti shkodran u nis për në Amerikë për shkak të disa koncerteve.

 

Në një bisedë së fundmi me ndjekësit në rrjete sociale, këngëtari u tha atyre ta pyesin ndonjëherë se si është meqë vazhdimisht pyesin vetëm për Kiarën.

Lexo po ashtu Kristi Aliaj komenton marrëdhënien e Luizit dhe Kiarës: Pasioni i çiftit po zbehet, e kam vënë re

Ai i hodhi poshtë të gjitha aludimet për ndarje duke treguar dashurinë e madhe që ka ndaj prezantueses.

“Asnjëri prej jush nuk e do Kiarën aq shumë sa e dua unë. Ajo është me xhirime në emisionin e saj në Turqi dhe unë po vazhdoj koncertet këtu në Amerikë”, u shpreh Ejlli.

Të njëjtit kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në finalen e BBVA 2, ku Luizi mes tjerash u shpall edhe fitues. /Telegrafi/

Exit mobile version