Feronit Shabani i njohur për publikun si Fero, ka qenë i ftuar sonte brenda shtëpisë së BBVK-së.
Derisa foli për çështje të shumta, ai u pyet gjithashtu edhe për çështje private, se si duhet të ishte partnerja e tij ideale.
Fero ka thënë se nuk do të donte që gruaja e tij te ishte figurë publike.
“Pjesë të televizionit nuk kisha pasë qejf, është puna te xhelozia”, u shpreh Fero, derisa buzëqeshi.
Ish-reperi gjithashtu ka folur edhe për raportin me ish-gruan e tij, Arbenita Ismajlin, me të cilën javëve të fundit ka pasur probleme të kujdestarisë së vajzës.
Së fundmi, Fero tha se vajza është me nënën, por kjo u demantua nga vetë Arbenita në një postim të fundit në Instagram. /Telegrafi/