Site icon Telegrafi

E pranoi në vitin 2018, e kaloi më pas te Coutinho e Dybala – Messi ia dha fjongon fatsjellëse edhe Emiliano Martinezit

Në vitin 2018, më shumë se katër vjet përpara se Lionel Messi të bëhej Kampion Bote, atij iu dha një fjongo e veçantë fati.

Pasi humbi një penallti kundër Islandës në Kampionatin Botëror të vitit 2018, ylli 35-vjeçar po fliste për gazetarët pas ndeshjes.

Një nga gazetarët e pranishëm atje, Rama Pantarotto nga Argjentina, i dhuroi atij një varëse të kuqe nga nëna e tij si një gjësend që do t’i sillte atij fat në ndeshje.

Me sa duket funksionoi për legjendën e Argjentinës, i cili e mbajti atë kundër Nigerisë në raundin e fundit të fazës së grupeve dhe shënoi një gol mahnitës.

Tani, duket se ideja për të dhuruar një fjongo të kuqe për fat të mirë është ngulitur në kokën e Messit.

Ai i dha atë më pas Philippe Coutinhos në vitin 2019 kur braziliani po luftonte për ta rigjetur formën e tij, dhe më pas Paulo Dybalas gjatë Kupës së Amerikës në vitin 2019.

Së fundmi, u duk se Messi i ka dhënë të njëjtin fjongo edhe Emiliano Martinez, i cili u pa duke e mbajtur atë kur ai u ngjit për të marrë çmimin e tij “Doreza e Artë” për portierin më të mirë të turneut.

Gardiani ishte i jashtëzakonshëm gjatë kompeticionit, por edhe në finale, pasi bëri një pritje mahnitëse në minutën e 120+3-të  dhe më pas priti penalltinë e Kingsley Coman për ta fituar finalen 4-2 në gjuajtjen e 11 metërshave. /Telegrafi/

Exit mobile version