Telegrafi

A e parashikoi vetë kryeministri sllovak Robert Fico atentatin e tij, video rrëqethëse tregon politikanin duke bërë profeci

Kryeministri sllovak i cili javën e kaluar u sulmua me armë zjarri, kishte parashikuar vetë atentatin e tij.

Një video rrëqethëse është shfaqur e Robert Fico-s duke bërë profecinë muajin e kaluar, transmeton Telegrafi.

Fico i mbijetoi sulmit pavarësisht se mbi të u shkrepën pesë plumba nga një pensionist i zhgënjyer politikisht, i cili ‘nuk ishte dakord’ me politikat e qeverisë.

Dje (OKB) u njoftua se jeta e tij nuk ishte më në rrezik, por ai është ende në gjendje të rëndë, katër ditë pas një atentati që tronditi Evropën.

Lexo po ashtu Sulmuesi i kryeministrit të Sllovakisë mund të mos ketë vepruar i vetëm

“Ne jemi të gjithë pak më të qetë”, tha zëvendëskryeministri Robert Kalinak në një konferencë shtypi, jashtë spitalit ku Fico po trajtohet në qytetin qendror sllovak të Banska Bystrica.

Por ka dalë se Fico më herët është ankuar në video-mesazhin për protestuesit që ‘fyejnë politikanët e qeverisë’.

“Jam vetëm duke pritur të shoh se kur ky zhgënjim do të përkthehet në vrasjen e një prej liderëve të qeverisë – dhe nuk po e ekzagjeroj një milimetër”, pati paralajmëruar në video Fico. /Telegrafi/