Anglia pësoi humbje 2-1 nga Greqia në kuadër të Ligës së Kombeve.
Grekët u shkaktuan shumë probleme Tre Luanëve, duke triumfuar në fund.
I vetmi moment pozitiv për vendasit ishte në minutën e nëntë, nga një ndërhyrje brilante
Nga një gabim i Jordan Pickford, Anglia mund të ishte në disavantazh, por që Levi Colwill shpëtoi bashkëkombësin e tij.
Ishte minuta e 10-të e takimit, kur ylli i Chelseat ndaloi topin të futej në rrjetë, kur kishin mbetur ndoshta milimetra nga ndryshimi i rezultatit.
Colwill zgjati këmbën, dhe largoi topin nga vija e portës, për ta mbajtur rezultatin 0-0.
Pjesa e dytë ishte katastrofale për Anglinë, pasi ishin në disavantazh, por Jude Bellingham i barazoi shifrat në 1-1, ndërsa grekët shënuan në fund për fitoren 2-1/Telegrafi/