Mesfushori spanjoll i Chelseat, Cesc Fabregas ka refuzuar një kontratë astronomike.
Ish-anëtari i Barcelonës, ka marrë një ofertë nga kampionatin kinez prej 13.1 milionë euro në stinor, mirëpo e ka refuzuar atë.
Sipas të përditshmes angleze ‘The Sun’, emri i skuadrës nuk është bërë e ditur mirëpo Fabregas nuk ka dashur të dëgjoi për ofertën e cila ishte katër vjeçare.
29-vjeçari ka refuzuar ofertën e kinezëve për arsyeje se dëshiron të mbetet edhe më tej në Evropë.
Fabregas nuk do të lëvizë fare nga ‘Stamford Bridge’, deri në fund të kontratës së tij. /Telegrafi/