Një e mitur nga Lipjani ka mbetur shtatzënë. Sipas raportit të policisë, viktima është pranuar në repart për tu trajtuar për shtatzëni.
“Është raportuar se viktima femër kosovare e mitur është pranuar në repart, për trajtim të shtatzënisë. Me vendim të prokurorit, është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe më pas i njëjti është liruar”, thuhet në raport.
Rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/