Site icon Telegrafi

E mitura denoncoi se ishte abuzuar seksualisht nga 43-vjeçari në Maliq, del ekspertiza

Ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore e bërë ndaj 16-vjeçares në Maliq e cila ke denoncuar se ishte abuzuar seksualisht prej 4 vitesh nga 43-vjeçari Edison Sheme.

Burime pranë grupit të hetimit të ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Sheqeras bëjnë me dije se ka dalë përgjigja nga mjekësia ligjore, sipas këtyre burimeve mësohet se ndaj 16 vjeçares banuese e fshatit Sheqeras është kryer penetrim.

Aktin mjekoligjor tashmë e ka në dorë grupi i hetimit. Policia është në kërkim të Edison Sheme, i dyshuar se prej 4 vitesh ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën. /Telegrafi/

Exit mobile version