Site icon Telegrafi

E Majta: Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë nismën tonë për disa rrugë me emra të personaliteteve shqiptare

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë nismën e partisë “E Majta” për të kontestuar vendimin për ndryshimin e emrave të disa rrugëve në Shkup, gjatë mandatit të ish-Kkryetarit, Petre Shilegov.

“E Majta” ka kontestuar emërimin e rrugëve me emra të personaliteteve sikurse Adem Demaçi, Ernest Koliqi, Mit`hat Frashëri dhe Sulë Hotla, duke e quajtur skandaloz vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ky vendim i miratuar nga pushteti i atëhershëm lokal LSDM-BDI ishte një masë populiste për të mobilizuar vota zgjedhore nga trupi votues shqiptar dhe në kundërshtim me nenin 6 të Ligjit për emërimin e rrugëve, urave dhe shesheve. Ligji ofendon ndjenjat kombëtare të popullit maqedonas dhe shkakton ndasi midis bashkësive etnike” – thonë nga “Levica” duke akuzuar Gjykatën Kushtetuese se me këtë vendim legjitimon procesin e fshirjes së ASNOM-it.

Exit mobile version