Chelsea ka rrëmbyer Mykhailo Mudryk nga Arsenali, duke arritur marrëveshje me Shakhtar Donetsk.
Gunners kishin udhëhequr garën për Mudryk, i cili ka qenë objektivi i tyre kryesor në luftën e tyre për titull në Ligën Premier.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Blutë e kanë paguar shumën prej 100 milionë euro që kërkohej nga ukrainasit.
Mykhaylo Mudryk to Chelsea, here we go! Documents are being exchanged between Chelsea and Shakhtar. Deal will cost €100m package as Ukrainian club always wanted. 🚨🔵 #CFC
Mudryk, arriving in London tonight.
Medical tests booked on Sunday then he will sign contract until 2030. pic.twitter.com/mVxODeLYqn
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 14, 2023
Chelsea gjithashtu ka ranë dakord me lojtarin që do të fluturojë në Londër për t’iu nënshtruar testeve mjekësore përpara se të vendosë nënshkrimin në kontratën prej shtatë vitesh.
“Mykhaylo Mudryk tani është në aeroplan për në Londër. E ardhmja e tij është në fazë kyçe, ku para vetës ka kontratën e Chelseat deri në qershor 2030. Chelsea shpreson ta mbyll marrëveshjen në këto dy ditë”, shkruan Romano.
Understand Mykhaylo Mudryk is now on a plane flying to London. His future enters into key, final stages as Chelsea have offered contract valid until June 2030. 🚨🔵✈️ #CFC
Chelsea hope to get it sealed this weekend.
Arsenal keep their position, bid made to Mudryk won’t change. pic.twitter.com/Z67BQvcOn1
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 14, 2023
Shakhtar më herët kishte konfirmuar se një marrëveshje me Chelsean është afër përfundimit.
Në anën tjetër Chelsea ka filluar të bëjë lojëra në rrjetet sociale, duke i ftuar fansat e tyre që të përcjellin ukrainasin në rrjetet sociale. /Telegrafi/
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 14, 2023