Fabrizio Romano ka konfirmuar se Atletico Madridi ka kompletuar marrëveshjen me Manchester Cityn për Julian Alvarez dhe atë me Chelsan për Conor Gallagherin.
Eksperti i transferimeve doli në rrjtete sociale që të zbulonte se sulmuesi argjentinas dhe mesfushori anglez do të jenë nën urdhrat e Diego Simeones nga sezoni 2024/25.
Fabrizio Romano shkroi në Twitter: “ Conor Gallagher në Atletico Madrid, ja ku po shkojmë!”.
“Pas lajmeve ekskluzive të natës së vonë për dritën e tij jeshile te Atleti, gjithçka në rregull për transferimin. Kontratë pesëvjeçare për Gallagher, 42 milionë euro si tarifë për Chelsea për mesfushorin anglez. Testet mjekësore të rezervuar për të mërkurën”.
Ndërsa për Alvarez, Romano shkroi: Julián Alvarez në Atletico Madrid, ja ku po shkojmë! Marrëveshja në fuqi për tarifë fikse 75 milionë euro plus shtesa prej 20 milionë”.
“Julian ka pranuar propozimin për marrëveshje pesëvjeçare pas bisedimeve me agjentin Hidalgo sot. Man City nënshkroi Julianin për 14 milionë funte dhe tani ai është shitur rekord për pakon prej 95 milionë euro”. /Telegrafi/