Telegrafi

A e keni përjetuar këtë gabim të Facebookut?

Facebook ka ngatërruar shumë përdorues me përditësimin e fundit.

Disa përdorues të platformës raportuan se pas përditësimit të fundit, u shfaq një gabim – ikona në telefonat e tyre u bë e zezë me një “f” blu, në vend të bardhë, si më parë.

Kompania Meta vetëm njoftoi se ishte një “mosfunksionim”, por rrjetet sociale janë të mbushura me këtë gabim që preku përdoruesit e iOS, pra ata që përdorin Facebook në pajisjet e tyre iPhone.

Ndoshta bëhet fjalë për një gabim që lidhet me rregullimin e modalitetit të errët të aplikacionit, i cili u pasqyrua edhe në ikonë, dhe disa persona në rrjetet sociale shprehën shqetësimin se aplikacioni do të funksionojë më keq.

Një përdorues i reddit shkroi, “Mendova se ekrani ishte i prishur, ose isha i çmendur”, dhe të tjerë komentuan se riinstalimi i aplikacionit rregulloi gabimin, megjithëse kjo nuk funksionoi as për të gjithë.

A e keni vërrejtur edhe ju këtë gabim? /Telegrafi/

Posts from the ios
community on Reddit