Policia çeke në qytetin Uhersko Hradishte, ka rrëzuar për tokë një burrë dhe atë para syve të djalit të tij të vogël – e tëra kjo ka ndodhur për shkak se nuk kishte bartur maskë.
Gjithashtu siç raportojnë mediat e atjeshme, ai kishte refuzuar t’i tregojë dokumentet e identifikimit – duke tentuar t’i ikë policisë, transmeton Telegrafi.
Çeku kishte dalë për shëtitje së bashku me djalin e tij të vogël, kur policia iu vërsul për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID, duke i detyruar që ta arrestojnë.
Ata e rrëzuan në tokë dhe tentonin ta prangosnin, e djali i tij i vogël që para syve të tij ndodhi gjithçka nuk ndalej duke qarë. Megjithatë ishte punonjësja e një marketi afër që e mori djaloshin duke u munduar ta qetësojë.
Nga policia çeke kanë bërë të ditur se ka ndodhur një incident dhe se për këtë janë suspenduar dy policë. Përfaqësuesi i policisë ka hedhur poshtë pretendimet se policët kishin dashur ta lënë vetëm djaloshin e vogël. /Telegrafi/