Real Madridi mundi Girona 3-0 të shtunën me Jude Bellingham që ishte sërish në listën e golashënuesve.
Mesfushori asistoi te Joselu në pjesën e parë përpara se të ishte në listën e realizatorëve.
Mesfushori po planifikonte të festonte golin me Aurelien Tchouameni, duke i bërë shenjë që të vinte për një përqafim, por francezi e la anglezin të kryente fillimisht festën e tij të njohur me ‘krahët hapur’.
Natyrisht se kishte komente se Jude bëri një veprim të pahijshëm ndaj Tchouamenit, mirëpo dyshja e kuptojnë shumë mirë njëri-tjetrin.
Për më shumë, pamjet tregojnë se si Bellingham dëshironte ta kompletonte festën e tij dhe më pas ta përqafonte francezin. /Telegrafi/
Tchouameni letting Bellingham do his celebration 😂pic.twitter.com/gDmt1wpYgR
— Dr Yash (@YashRMFC) October 1, 2023