Site icon Telegrafi

E fshihni pasigurinë! Pjesa e trupit për të cilën femrat kanë më shumë turp, ndërsa meshkujt e adhurojnë

Ndryshe nga mendimi popullor (femëror), një pjesë e trupit që femrat e fshehin për shkak të pasigurisë është pikërisht ajo që pëlqejnë vërtet meshkujt

Një uebsajt i njohur i huaj i dedikuar fitnesit kreu një anketë mbi karakteristikat tërheqëse fizike të të dy gjinive dhe rezultatet çuan në një përfundim interesant, transmeton Telegrafi.

Një pjesë e trupit që i bën femrat shpesh të ndihen të pasigurta dhe ta fshehin atë, meshkujt e përmendën si një tipar fizik të dëshirueshëm femëror.

Bëhet fjalë për barkun.

Edhe meshkujt që pëlqejnë femrat me muskuj dhe me formë atletike kanë deklaruar se barku është seksi dhe më shumë u pëlqen ta shohin atë te femrat sesa barkun e skalitur.

Kur bëhet fjalë për fytyrën, 87 për qind e meshkujve thanë se së pari i vënë re sytë në të, më pas buzët.

Shumica e të anketuarve meshkuj konfirmuan se preferojnë dukjen “mesatare” të trupit të femrës dhe një trup femëror i ndërtuar në mënyrë atletike është një prioritet për vetëm 3 për qind të meshkujve të anketuar.

/Telegrafi/

Exit mobile version