Site icon Telegrafi

E fejuara e gazetarit Khashoggi padit princin saudit, pretendon se ai kishte urdhëruar vrasjen në Stamboll

E fejuara e gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi dhe grupi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Demokracia për botën arabe”, që e kishte themeluar Khashoggi, kanë ngritur pati në gjykatën amerikane me pretendim se princi i kurorës saudite Mohamed bin Salman kishte urdhëruar vrasjen në Stamboll të Turqisë.

Më shumë se 20 sauditëve u është përmendur emri në procesin civil, ku ata akuzohen për pjesëmarrje në vrasjen e gazetarit saudit, transmeton Telegrafi.

Ambasada saudite nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesave të gazetarëve për t’i komentuar pretendimet dhe ngritjen e padisë. Princi i kurorës Mohamed bin Salman, kishte mohuar kategorikisht se ka urdhëruar vrasjen e Khashoggit.

Ai ishte kritik i ashpër i princit të kurorës dhe vazhdimisht botonte artikuj të ndryshëm dhe kolumne në Washington Post. Ai është vrarë në vitin 2018, kurse trupi i tij është copëtuar brenda konsullatës saudite në Stamboll.

Ai kishte shkuar në konsullatë për të marrë disa dokumente që i nevojiteshin që të martohet me të fejuarën Hatixhe Xhengiz, që është shtetase turke. /Telegrafi/

 

Exit mobile version