E fejuara e miliarderit Jeff Bezos, Lauren Sanchez, është vënë në qendër të kritikave pas paraqitjes në inaugurimin e Donald Trump.
55-vjeçarja u shfaq me një pallto të bardhë, por tronditi publikun kur hoqi atë dhe mbante një kostum me dekolte të hapur, të cilin shumë e konsideruan të papërshtatshëm për ngjarjen historike.
Zgjedhja e saj e modës për inaugurimin nuk është pëlqyer nga shumëkush dhe në X ka pasur komente interesante.
“Lauren Sanchez ka veshur vetëm sytjena”, “Ajo e harroi një bluzë”, “Ti nuk je në një klub nate. Trego pak klasë dhe dinjitet”, janë disa nga komentet në platformën X.
Meqë ra fjala, Lauren tërhoqi vëmendjen edhe kur u shfaq me të fejuarin e saj në një mbledhje zyrtare të mbajtur nga Donald Trump në Washington mbrëmjen para inaugurimit.
Më pas, kishte veshur një fustan të gjatë të zi të ngushtë me dekolte, i cili gjithashtu ia vinte në pah linjat trupore. /Telegrafi/
Meanwhile, #Laurensanchez forgot to put a fucking shirt on.#Inauguration2025 #Inauguration #InaugurationDay #Trump #DonaldTrump #JoeBiden #USA #JeffBezos
— CPJK (@C_Pj_K) January 20, 2025
#laurensanchez trying so hard, and failing harder. #Trump #Inauguration2025
— Ratrage (@ratrage) January 20, 2025