E fejuara e re e Mick Jagger, Melanie Hamrick, ka shkëlqyer në tepihun e kuq në Paris.
36-vjeçarja ka pozuar përkrah parterit të saj të famshëm para Pallatit të Versajës, në prag të një darke gala për nder të mbretit Charles III dhe mbretëreshës Camilla që po vizitojnë Francën.
Ajo ishte kujdesur që të koordinohej në veshje me rokerin 80-vjeçar.
Derisa frontmeni i “Rolling Stones” kishte veshur kostum të zi, bukuroshja e kishte përshtatur veshjen duke zgjedhur një fustan të zi të gjatë.
Me këtë përzgjedhje, Melanie vuri në pah figurën e hollë trupore duke e shoqëruar fustanin me një pelerinë që zvarritej në tepihun e kuq. /Telegrafi/