Site icon Telegrafi

A e dini sa pije ju lejohet t’i konsumoni në udhëtimin më të gjatë me aeroplan?

Udhëtimet me aeroplanë mund të jenë të vështira, pavarësisht se sa kohë ju marrin nga jeta juaj. Për shumicën e njerëzve, udhëtimet pesë-orëshe janë limiti i asaj që mund të përballojnë. Por, çfarë nëse ndonjëherë në jetë do t’ju duhej të qëndroni mbi tokë trefish më gjatë se pesë orë?

Të paktën aq zgjatë fluturimi më i gjatë në botë, transmeton Telegrafi.

Me 16 orë e 23 minuta, udhëtimi nga Doha, Katar, për në Auckland, Zelandë të Re, i kalon 9,032 milje (14535 metra) dhe i kapërcen 10 zona kohore të ndryshme.

Vetëm ta mendosh këtë lodhesh, lëre më të gjendeni në atë fluturim.

Sidoqoftë, ky udhëtim i ka të mirat e veta, e një nga këto të mira është se mund t’i konsumoni deri në 12 pije. Po pra, shumë pije!

Sipas “Food and Wine”, juve nuk iu lejohet të zgjidhni alkool secilën nga këto 12 pije, por një numër i tyre mund të jenë birrë, verë apo xhin për t’jua lehtësuar nervat gjatë këtij udhëtimi të gjatë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version