Site icon Telegrafi

E dashura e Leonardo DiCaprio, Vittoria Ceretti zbulon detaje intime mbi marrëdhënien me aktorin

Modelja italiane Vittoria Ceretti, 26 vjeçe, ka folur për herë të parë për lidhjen e saj me aktorin e famshëm Leonardo DiCaprio, 50 vjeç, gjatë një interviste për Vogue France, ku shfaqet topless në një set fotografik elegant.

Ajo zbuloi se ata u takuan për herë të parë në Milano, por preferon të mos japë shumë detaje për fillimin e romancës së tyre, e cila nisi në verën e vitit 2023.

Ceretti, e cila është një fanse e filmit “Titanic”, tha se lidhja e tyre është e bazuar në besim dhe se nuk ka vend për xhelozi, shkruan DailyMail.

Modelja ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë me nënën e DiCaprios, Irmelin Indenbirken, me të cilën ka ndarë kujtime nga fëmijëria e saj.

Ajo tha se, ndryshe nga shumë vajza, nuk luante me Barbie, por kalonte orë të tëra duke luajtur me makinat e vëllait të saj dhe duke shkruar ditarë.

Megjithëse lidhja e tyre duket e qëndrueshme, DiCaprio ka nxitur spekulime pas shfaqjeve të tij në evente me këngëtaren Teyana Taylor, duke përfshirë një festë para ‘Oscars’.

Pavarësisht këtyre thashethemeve, aktori dhe Ceretti janë parë sërish bashkë në Los Angeles, duke treguar se marrëdhënia e tyre vazhdon e fortë. /Telegrafi/

Exit mobile version