Telegrafi

E dashura e Leonardo DiCaprio, Vittoria Ceretti tregon stilin e saj të lezetshëm, gjatë Javës së Modës në New York

E dashura e Leonardo DiCaprios, Vittoria Ceretti, dukej e lezetshme kur mbërriti në shfaqjen e Alaia ‘Pranverë 2025’, gjatë Javës së Modës në New York, të premten.

Bukuroshja italiane, 26 vjeçe, ishte në mesin e një numri modelesh që u ngjitën në platformën spirale ikonike në Muzeun Solomon R. Guggenheim, për të treguar modelet e fundit të drejtorit kreativ Pieter Mulier.

Ndërsa mbërriti në shfaqje, Vittoria zgjodhi një pamje të thjeshtë, me një bluzë të bardhë, një jelek lëkure të zezë dhe pantallona të kuq, shkruan DailyMail.

Vajza e kopertinës së “Vogue” kishte një rrip të zi perëndimor me një shtrëngim argjendi dhe rrjetë Alaia.

Ajo zgjodhi grimin natyral dhe i lëshoi flokët e saj të errëta dhe të krehura për eventin e modës.

Kendall Jenner ka ecur gjithashtu në pistën e shfaqjes, ku mori pjesë edhe superylli Rihanna. /Telegrafi/