Site icon Telegrafi

“E dashur… sot nuk më bëhet!”

Deri një muaj më parë, partneri yt nuk humbte rast për të të puthur, të bënte surpriza dhe të përqafonte vend e pa vend. Ose nuk e kishte për gjë të të përqafonte gjatë shëtitjeve në rrugë dhe të pëshpëriste në vesh “të dua”, edhe gjatë darkave me miq. Ndërsa tani e sheh veten që për të je bërë thuajse e padukshme. Bën shaka me mikeshat e tua dhe kthehet përherë vonë nga puna…

Dyshimet fillojnë të të mbërthejnë: ndoshta nuk i pëlqen më, ndoshta rri me ty vetëm për forcën e zakonit… ndoshta nuk të dashuron më! – transmeton Telegrafi.

Thuhet se pas disa muajsh në një lidhje romantizmi vdes, marrëdhëniet në çift janë në ndryshim të vazhdueshëm, por tek e fundit, kjo bën pjesë në marrëdhëniet njerëzore. Gjithsesi është mirë të mos nënvlerësosh disa sinjale dhe të rrish përherë me antenat gati, sepse shumë shpesh mund të lihen pas dore shenja që do të hyjnë mes jetës së të dyve.

Për fat të keq është shumë e përhapur ideja se pasioni dhe joshja fizike priren të bien edhe pas pak muajsh dashuri, por kjo është klishe e përgjithësimeve. Në fakt, nëse lidhja në çift funksionon, mirëkuptimi mbetet, edhe pse rrahjet e zemrës nuk janë më si dikur. Por është mirë që këto lloj sinjalesh që vijnë nga partneri të kihen mirë parasysh. Për shembull, nëse nuk është më i vëmendshëm ndaj veshjes tënde, ngjyrës së flokëve apo modelit – sidomos nëse ndryshimet janë të dukshme – ndoshta kjo është shenjë e humbjes së interesit ndaj teje, ose nuk mendon se je në gjendje ta mrekullosh dhe nuk pret asgjë të re nga ty.

Nëse nuk të sheh më si njëherë e një kohë, mos e akuzo menjëherë se “ti nuk më do më”. Më mirë t’ia thuash shqetësimet e tua, duke u përpjekur të kuptosh arsyet pse keni arritur deri këtu dhe t’i kujtosh arsyen pse jeni bashkë, duhet të flisni me të në vend që ta fajësoni për pandjeshmërinë e tij. Kështu që mos bëni rolin e viktimës!

Pastaj, nëse jeni lidhur prej pak kohësh, ndoshta shenjat e lodhjes mund të të ndihmojnë për të kuptuar a është apo jo gati ai për një lidhje serioze. Në çdo rast, para se të arrini në pikën e zhbërjes, është mirë të kujtoni se ka ardhur koha për të rifilluar nëse ekziston vullneti i të dyve. Por, nëse ai nuk lë pretekst pa përdorur për të të kritikuar, përpiqet të krijojë konflikte dhe nuk tregon ndonjë interes për t’u ripajtuar, ose nuk u kushton vëmendje minifundeve, që dikur e çmendnin fare, atëherë këto janë sinjale të qarta, se ai nuk është njeriu i duhur për ty.

Një tjetër pikë e përbashkët është edhe seksi: nëse mirëkuptimi seksual është i përsosur, atëherë lidhja shkon mirë. Nuk ka më gjëra false. Edhe pse mashkulli yt është i mrekullueshëm në marrëdhëniet seksuale, nuk është e thënë që përfshirja emotive të jetë po kaq e fortë.

Shumë meshkuj arrijnë të jenë të shkëputur dhe të bëjnë seks të mirë, edhe pse në çift mund të ketë njëfarë tensioni. Përkundrazi, ata që janë të përfshirë shumë sentimentalisht mund të mbërthehen edhe nga ankthi i pasigurisë për shembull. Vetëm në rast se ky problem përsëritet shpesh, kjo është shenjë e një sikleti të vërtetë emocional. Pastaj, për mesoburrat është normale që ritmi seksual të ngadalësohet disi, edhe për shkak të rënies së nivelit të testosteronit – hormonit të libidos.

Nëse të duket se ka diçka që nuk shkon në jetën tuaj seksuale, fol me të! Mund të mos përdorni fraza të tilla: “Nuk të pëlqej më fizikisht?”, ose “Pse nuk bëjmë dashuri si dikur?”, duke shmangur pra lindjen e ndjesive të kota të fajit.

Foli me qetësi dhe me tonin e të barabartit, duke e pyetur nëse ka dëshirë të flasë, se je e besuara dhe mikja e tij, përveçse e dashura! Pse nuk provoni t’i përgatisni një darkë intime me gatimet e tij të preferuara? Mund të vishesh për të, njësoj si të shkoje për një darkë festive! …nëse është prapë indiferent dhe shpërfillës, atëherë dil vetëm dhe shko në lokalin tënd të preferuar, por me kartën e tij të kreditit! /Telegrafi/

Exit mobile version