Rrugën e qytetit Fukuoka në Japoni, janë mbuluar nga një shtresë misterioze e shkumës, disa orë pasi vendi u godit nga tërmeti.
Substanca e shkumëzuar është paraqitur në orët e hershme të së shtunës, pak pasi regjioni Kumamoto u dridh nga një termet me magnitudë prej shtatë shkallësh, transmeton Telegrafi.
Banorët nuk kanë kaluar indiferentë ndaj kësaj shkume të bardhë, por kanë bërë video dhe fotografi për t’i plasuar më pas në rrjete sociale.
Nuk dihet çfarë e ka shkaktuar këtë fenomen, por besohet se është pasojë e shpërthimit të gypave të ujit që ndodhen nën tokë. /Telegrafi/