Një lule, në dukje e zakonshme, fsheh fenomenin e pazakonshëm natyror dhe çudinë e krijimeve të Zotit.
Ndodh që ndonjëherë natyra na mrekullon me sjelljen e vet, me reagimin e disa gjërave dhe, thjesht, na lë pa fjalë dhe të befasuar të kuptojmë që kurrë nuk do të mund të mësojmë dhe të hulumtojnë sekretet e saj, të cilat ajo i fsheh nga ne dhe të cilat kohë pas kohe i zbulojmë.
Pra, edhe kjo lule, në dukje e zakonshme, fsheh misterin dhe çudinë e krijimeve të Zotit, transmeton Telegrafi.
Mbledhësi i llojeve të ndryshme të luleve nga Azerbajxhani, Mohammed Rahim Eldarov, ka kuptuar që disa lloje të luleve me të dëgjuar ezanin, hapin petalet e veta madje në të gjitha vaktet (sa herë thirret ezani).
Këtë fenomen të pazakonshëm natyror e kuptojmë si lidhje midis njeriut, natyrës dhe, krijimtarisë së pazëvendësueshme të Zotit.
Shkenca ende nuk ka sqarim për këtë mrekulli, kurse ajo ka zgjuar interesin edhe të televizioneve më të mëdha botërore, siç është CNN.
Nën këtë tekst shikoni videon e cila flet për këtë zbulim të mrekullueshëm. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=eciMIoODKaQ