Videoja e një djali të ri është bëre virale, ku shihet se si e mashtron të dashurën të cilën e bën të mendojë se ajo ka fituar një shumë të majme të parave nga kartela gërvishtëse e një loje shpërblyese.
Patrick Bermingham nga Carlow në Irlandë, ka filmuar partneren Amy Keegan, të cilën ai e ka përshkruar si infermiere që lufton në vijën e parë të frontit kundër COVID-19, duke gërvishtur kartelën e rreme të cilën ai e ka gjetur në Amazon, transmeton Telegrafi.
Duke menduar se ka fituar 50 mijë euro, Amy nuk mund të kontrollonte emocionet, derisa Patrick e filmonte tinëzisht brenda veturës.
E pas disa momenteve “kënaqësie”, ajo lexon sipër kartelës së bëhet fjalë për një shaka të partnerit, kurse ajo menjëherë i reagon duke e goditur. /Telegrafi/