Site icon Telegrafi

E befasishme: Motra e Rita Orës, Elena shfaqet duke pozuar krah Dua Lipës dhe shpreh krenarinë e saj për të

Foto: Elena Ora/Instagram

Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora, janë përfolur vazhdimisht për një raport jo të mirë me njëra-tjetrën.

E krejt kjo thuhet ngase në fillimet e saj, Dua kishte kërkuar ndihmë nga motra e Ritës, menaxherja Elena Sahatçiu – Ora, për t’i ndihmuar në rrugën drejt muzikës – por që në atë kohë ajo nuk ishte treguar e gatshme ta ndihmonte.

Por befasia vet erdhi nga kjo e fundit, e cila mbrëmjen e së enjtes publikoi një fotografi me Dua Lipën në Instagram Story.

Elena e cila është menaxhere e motrës së saj Ritës, madje nuk i kurseu disa fjalë krenarie për interpretuesen e hitit “New Rules”.

Foto: Elena Ora/InstaStory

“Mbretëresha ime e bukur shqiptare, kaq krenare me neve, ne e drejtojmë botën”, ka shkruar Elena Sahatçiu – Ora në mbishkrimin e një ‘selfie’, ku shihet me homologen e motrës së saj, Ritës.

Gjakrat mes Ritës dhe Duas u duk sikur u ndezën edhe më shumë me koncertet e fundit që ato mbajtën në Tiranë, ku secila prej tyre dukej se thumbonte njëra-tjetrën në rrjetet sociale lidhur me numrin e prezencës së pjesëmarrësve në koncertet e tyre përkatëse.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Dua dhe Rita ndërkohë nuk e ndjekin fare njëra-tjetrën në rrjetet sociale, por që në konferencat për shtyp të mbajtura në Kosovë dhe Shqipëri, kanë folur mirë për njëra-tjetrën. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/InstaStory

 

Exit mobile version