Ka pak njerëz që e kuptojnë se e ardhmja është një faqe e bardhë, që pret ta mbushësh me historinë e jetës tënde. Të shpresosh është një mrekulli; njëlloj si dashuria, butësia dhe mirëkuptimi, të cilat se bashku, sjellin vlerat më të mëdha të njerëzimit. Kurrë mos hiq dorë nga synimet pasiqë, asgjë nuk është e sigurt dhe gjithçka është e mundur.
“Kur ngjitësh drejtë yjeve, nuk është se i arrin, por të paktën nuk bëhesh me baltë” (L.B) Të krijojmë qëllime dhe synime të sakta në jetë! Të krijojmë një pamje të tyre në mendje dhe të kapemi fort pas saj.
Lideri i marketeve në Kosovë, Viva Fresh Store po vazhdon të investojë në trajnime profesionale për stafin e saj, duke përfshirë të gjitha nivelet udhëheqëse të kompanisë. Se sa është i rëndësishëm investimi në kuadrat e kompanisë si dhe në të ardhmen e saj, më së miri fletë ky trajnim i mrekullueshëm, që po mbahet dhe udhëhiqet nga Avinash Ananda bashkë me ekipin e tij profesional, një njëri ky shumë i suksesshëm, që vjen me një eksperiencë të jashtëzakonshme ndërkombëtare.
Përgjatë trajnimit që po mbahet në Qendrën e Logjistikës të Viva Fresh Store, janë duke u aplikuar ligjërata të shumta në lidhje me pozitivitetin, lidershipin, motivimin dhe lumturinë. Ky trajnim nuk i dedikohet vetëm anës profesionale por edhe jetës personale. Ofron mundësi të mrekullueshme në arritjen e balansit mes punës dhe jetës.
Përmes metodave më të suksesshme, siguron punonjësit dhe stafin menaxherial që të ndihen të pasionuar për atë që bëjnë. U ndihmon t’i plotësojnë nevojat e tyre për t’i bërë të ndihen jo vetëm të pavarur, por edhe pjesë e të tërës. Zvogëlon frikën dhe rritë dëshirën për të provuar sfida të reja.
Frymëzon dhe sjellë një ndjesi për të t’i kthyer vështirësitë në mundësi. Ngritë përformancën në punë si dhe kultivon marrëdhënie të shkëlqyeshme të punonjësve përbrenda kompanisë. Ofron mundësi për të përcaktuar standarde të larta profesionale si dhe nxit stafin menaxherial në krijimin e punonjësve të përkryer.
Futë shpirtin e komunikimit për formimin e skuadrave të shkëlqyeshme. Vendos standarde të reja përmes shembujve të duhur në; komunikim, delegim, negocim, marrjen e vendimeve, në përcaktimin e synimeve të qarta, në zgjidhjen e problemeve në mënyrë kreative, sjell shembuj të suksesshëm se si të bëhesh pjesë e misionit korporativ që lartëson dhe frymëzon njerëzit, si dhe shumë e shumë të tjera.