Jonathan David do të largohet nga Lille gjatë afatit kalimtar të verës.
Sulmuesi kanadez ka pasur formë të shkëlqyer viteve të fundit dhe ka zgjuar interesimin e top klubeve evropiane.
Kur i ka mbetur edhe një vit deri në fund të kontratës, David do të largohet për një shumë prej 30 milionë eurove.
Gjiganti italian Roma është në përparësi për të nënshkruar me sulmuesin kanadez.
Calciomercato ka raportuar se Giallorosët tanimë kanë nisur negociatat me Lille dhe me përfaqësuesit e David.
Roma kërkon David si sulmues kryesor pasi Romelu Lukaku është larguar dhe Tammy Abraham gjithashtu do të largohet.
Gjithsesi për të arritur te kanadezi, Roma duhet të mposhtur konkurrencën e skuadrave si Tottenham Hotspur dhe Atletico Madrid. /Telegrafi/