Site icon Telegrafi

Dzeko i veçuar nga të gjithë lojtarët e Fenerbahces: Trajneri i jep një ditë ekstra pushim, zbulohet arsyeja e veçantë

Edin Dzeko është lojtari kryesor i Fenerbahces këtë edicion, me klubin nga Stambolli që po kërkon ta fitojë titullin e kampionit pas 10 viteve pritje.

Trajneri i Fenerbahçes, Ismail Kartal, i dha leje të posaçme Edin Dzekos, i cili kohët e fundit po ndjehet gjithnjë e më shumë i lodhur për shkak të moshës, madje dijamanti boshnjak prezantoi një dietë të veçantë.

Siç shkruan Fotospor, Dzekos i është lejuar të humbasë të paktën një stërvitje në javë, domethënë i është dhënë të paktën një ditë shtesë pushimi.

Gjithashtu, për 37-vjeçarin Dzeko, kondicionimi dhe stërvitjet shtesë përveç taktike janë bërë të shkuara.

Kartal e mori këtë vendim sepse Dzeko rrezikon të stërvitet dhe të pësojë një dëmtim të rëndë dhe Fenerbahçe dëshiron ta shmangë këtë gjë.

Një plan i ngjashëm stërvitor është planifikuar edhe për Dusan Tadic, i cili nuk do të jetë shumë i ngarkuar me stërvitje, si dhe janë miratuar edhe programet ushqimore të dy futbollistëve me përvojë.

Siç zbulon mediumi i lartpërmendur, dietologu i klubit ka përgatitur një program të ri ushqimor për Dzekon, i cili kryesisht përbëhet nga konsumimi i frutave.

Dzeko do të hajë më shpesh qershi, luleshtrydhe, avokado, rrush dhe shalqi dhe pritet që të pijë më shpesh çajra me shafran të Indisë dhe xhenxhefil.

Reprezentuesi boshnjak këtë edicion ka zhvilluar 32 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Fenerit ku ka shënuar 22 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.  /Telegrafi/

Exit mobile version