Sulmuesi i Interit, Edin Dzeko, vazhdon të jetë temë e faqeve sportive lidhur me ta ardhmen e tij, duke qenë se kontrata me Nerazzurrët i skadon në fund të qershorit.
Boshnjaku ndodhet në një udhëkryq për karrierën e tij, duke qenë se klubi italian i ka bërë ofertë të ulët, derisa Fenerbahce ishte një opsion potencial për dy vitet e ardhshme me përfitime vjetore prej katër milionë eurosh.
Megjithatë, ndërhyrja e klubeve saudite, ia ka vështirësuar akoma më shumë vendimin 37-vjeçarit.
TRT Spor raporton se Feneri nuk do të mund t’i konkurrojë ofertës nga Arabia Saudite, e cila thuhet të jetë 20 milionë euro në sezon.
Edhe pse ka luajtur në disa prej klubeve të mëdha evropiane, duke përfshirë edhe Manchester Cityn, Dzeko asnjëherë nuk ka pasur një pagë aq të madhe dhe nëse rezulton e vërtetë do të ishte rekord në karrierën e tij. /Telegrafi/