Edin Dzeko është një nga lojtarët që ka bërë paraqitje shumë stabile dhe këtë e ka treguar që kur u transferua në Milano nga Roma.
Sulmuesi boshnjak këtë sezon në 21 ndeshje ka shënuar nëntë gola, duke e minimizuar mungesën e lënë nga Romelu Lukaku i lënduar.
Siç shkruan Gazzetta.it, Dzeko dëshiron të qëndrojë me Interin dhe gjithashtu klubi zikaltër e do atë. Negociatat mes agjentit dhe klubit kanë filluar që në muajin gusht dhe tashmë është arritur një pikë e përbashkët.
Edin është i gatshëm të qëndrojë edhe për një pagë më të vogël pasi është i vetëdijshëm që për shkak të moshës kompania nuk di t’ia vazhdojë kushtet financiare të njëjta.
36-vjeçari iu bashkua Interit në verën e 2021 me një kontratë dy vjeçare. /Telegrafi/