Dy yjet më të mëdhenj të skuadrës së futbollit të Bosnjë-Hercegovinës, Edin Dzeko dhe Miralem Pjanic, kanë ndjekur së bashku ndeshjen e Kampionatit Botëror ndërmjet Kroacisë dhe Kanadasë.
Sfidën e xhiros së dytë në fazën grupore në ‘Katar 2022’ e fituan kroatët me rezultat bindës prej 4-1.
Përballja tërhoqi vëmendjen e shikuesve në rajon, ndërsa në mesin e publikut në tribuna ishin ishin edhe përfaqësuesit e famshëm të futbollit boshnjak.
Dzeko është me pushime dhe ka udhëtuar me familjen e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku aktualisht po luan Pjanic.
Dyshja vendosën të vizitojnë së bashku Dohën dhe të ndjekin drejtpërdrejt fitoren e Kroacisë ndaj Kanadasë.
Klix.ba raporton se dy futbollistët kanë një numër të madh miqsh në përfaqësuesen kroate dhe nuk është e vështirë të merret me mend se për kë bënin tifo. /Telegrafi/