Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka pezulluar nga puna zyrtarin me iniciale K.R.
Sipas SHKK i njëjti dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare duke mundësuar futjen e kontrabandës brenda Qendrës së Paraburgimit në Gjilan.
“Vendimi për pezullim është marrë nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së, dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin”, ka deklaruar për Telegrafin zëdhënësi i SHKK, Florent Gashi.
Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka”, ka njoftuar tutje Gashi./Telegrafi/