Site icon Telegrafi

Dyshohet se vodhi në një qendër tregtare në Prizren, shpallet në kërkim një grua

Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një gruaje e cila dyshohet për vjedhje në një qendër tregtare në Prizren.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se vjedhja ka ndodhur më 26.10.2023 në qendrën tregtare në rrugën “Ekrem Rexha”, në Priren.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve të  Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personave  të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të sajë lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i pa njohur N.N, kërkohet, për veprën penale ‘Vjedhje’ e cila ka ndodhe me datë 26.10.2023 në qendrën tregtare e cila gjendet në rrugën ‘Ekrem Rexha’ në Prizren.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit  të kërkuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në postim. /Telegrafi/

Exit mobile version