Site icon Telegrafi

Dyshohet se vodhën materiale ndërtimi, arrestohen dy persona në Obiliq

Foto: Arkiv

Dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit kishin vjedhur disa materiale ndërtimore.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të dielën në fshatin Plementin, Obiliq.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe rasti është në procedurë hetimore.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kishin vjedhur disa materiale ndërtimore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version