Dyshohet se mashtruan me ndërtimin e vilave, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj 4 personave - iu shmangën tatimit rreth 2 milionë euro
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve G.G dhe personit T.G, për shkak të veprave penale Mashtrimi, Shmangia nga tatimi dhe Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike dhe kundër të pandehurve N.G, M.G për shkak të veprës penale “Pastrimi i parave”.
Prokuroria bën të ditur se rasti ka të bëjë me dyshimin për mashtrim kinse të ndërtimit të disa vilave brenda 60 ditëve.
"Sipas aktakuzës nga muaji tetor i vitit 2020 e në vazhdimësi deri më datë 16.08.2024 i pandehuri me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore përmes paraqitjes së fakteve të rreme kinse do t’ua ndërtoje vilat brenda 60 ditëve, dhe duke shpallë oferta për ndërtim të vilave me zbritje, i nxitë 131 të dëmtuar që të veprojnë në dëm të pasurisë se tyre, ashtu që më të njëjtit lidh kontrata për ndërtimin e shtëpive nga druri sipas llojit dhe modeleve në afat ndërtimi prej 60 ditëve, mirëpo asnjërit prej të dëmtuarve nuk ua ndërton vilat, ndërsa mjetet e pranuara nga ta i përdor në blerjen e pronave të cilat i regjistron në emrin e tij, biznesit të tij dhe bashkëshortes dhe në ketë mënyrë nga të dëmtuarit arrin të përfitoj kundërligjshëm dobinë pasurore prej 1,894,250.00 euro", thuhet në njoftim.


