Site icon Telegrafi

Dy të vdekur nga të shtënat me armë zjarri në Stanovc të Vushtrrisë

Dy persona kanë mbetur të vdekur në Stanovc të Komunës së Vushtrrisë. 

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

Sipas tij, informacionet e para janë që një person fillimisht e ka privuar nga jeta një grua e më pas edhe veten.

“Konfirmojmë që janë dy viktima nga të shtënat me armë zjarri. Sipas informacioneve të para një person ka privuar nga jeta një grua e më pas edhe veten. Prokurori dhe policia janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Preteni.

Ndërkaq, raportohet se pronari i një furre ka vrarë një punëtore grua dhe më pas ka qëlluar edhe veten.

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e plota të rastit.

Po ashtu, në zonë është parë edhe një autoambulancë, e cila ka ndërhyrë për të dhënë ndihmë mjekësore.

Duhet përmendur se një ditë më parë një vrasje e rëndë tronditi qytetin e Vushtrrisë ku mbeti i vrarë një 19 vjeçar. /Telegrafi/

Exit mobile version