Policia e Kosovës, respektivisht sektori i hetimeve të kryeqytetit, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e disa personave për vjedhje.
Sipas një postimi të tyre në rrjetin social në Facebook thuhet se të dyshuarit kërkohen për veprat: “Vjedhja e rëndë” dhe “Vjedhja në tentativë”.
“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura në disa lagje të kryeqytetit, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personave të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve të shpallur në kërkim.
Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe kapjes sa më të shpejtë të të dyshuarve”, thuhet ndër të tjera në postim. /Telegrafi/