Site icon Telegrafi

Dyshja e çmuar e Tottenhamit, Kane e Son – dëshira e madhe e Newcastle

(Foto: The Sun)

Harry Kane dhe Son Heung-Min janë përmendur për një transferim sensacional te Newcastle United.

Ata janë dy asetet më të çmuara të Tottenham Hotspur dhe do të duheshin përpjekje të mëdha për t’i transferuar në St James’ Park.

Sidoqoftë, kjo nuk e ka ndaluar ish-mesfushorin Nobby Solano që spekulojë se Newcastle mund të japë maksimumin për shërbimet e tyre.

(Foto: Getty)

Në një intervistë për No Tippy Tappy Football, ai është pyetur se cilin futbollist do ta transferonte, ndërsa në përgjigje tha se i kishte dy në mendje.

Lexo po ashtu Ten Hag i thotë Manchester Unitedit ta transferojë Harry Kane

“Do të doja t’i shihja Harry Kane dhe Son Heung-min me fanellën bardh e zi. Më kanë thënë se Newcastle ka para të pakufizuara. Nëse e transferojnë (Kane), padyshim se do të përfundonin në Ligën e Kampionëve.

Kane do të ketë edhe një vit në kontratën e tij pas këtij sezoni me Spursat, ndërsa Erik ten Hag thuhet ta ketë bërë top-prioritet për Manchester Unitedin. Ndërkaq, në garë për 29-vjeçarin është edhe Bayern Munichu. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Te Bayern Munichu dorëzohen ende pa nisur gara për Harry Kane
Exit mobile version