Transferimi i mundshëm i Alphonso Davies në Real Madrid shkakton një dilemë në krahun e majtë, duke ngritur pyetjen nëse duhet mbajtur Ferland Mendyn apo Fran Garcian.
Situata u zgjidh javë më parë: nisur nga hipoteza e ardhjes së kanadezit, vendimi ishte i qartë, Mendy do të largohej dhe Fran do të ishte ‘mbrojtësi i majtë zëvendësues’.
Mendy, me një vlerë tregu prej 50 milionë euro dhe me kontratë deri në vitin 2025, po dilte si kandidati natyral për të gjetur një rrugëdalje verën e ardhshme. Megjithatë, tani lind një debat i papritur.
Duke shikuar nga e ardhmja e Mendyt, performanca e tij në rritje ka krijuar dyshime në stafin e trajnerëve të Real Madridit, duke gjeneruar një rishikim të vendimit të marrë më parë.
Debati midis mbajtjes së lojtarit ose dhënies së një shansi për Fran Garcian, vazhdon dhe muajt në vazhdim do të jenë vendimtarë për të marrë një vendim përfundimtar.
Evolucioni i performancës së Mendyt dhe nevojat e skuadrës do të jenë faktorë përcaktues në këtë zgjedhje, të cilat do të ndikojnë në konfigurimin e mbrojtësit të majtë të Real Madridit sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/