Pickimi nga rriqrat edhe sivjet po del të jetë një problem shqetësues në disa komuna të Kosovës.
Për fat të mirë, deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me ethet hemorragjike, por pickimi nga rriqrat është dyfishuar, në krahasim me vitin e kaluar.
Malisheva ashtu si edhe vitet tjera mbetet nga komunat më të prekura nga pickimi i rriqrave.
Një banor, që ka sjellë vajzën e kushëririt në QKMF të Malishevës, tregon për RTV Dukagjinin, rrezikun që po u kanoset banorëve të kësaj ane nga rriqrat, përcjell Telegrafi.
“Rreziku nga rriqrat është i pashmangshëm, por ju bëj lutje institucioneve të bëjnë më shumë sepse çdo herë e më shumë banorët janë të rrezikuar”, shprehet i shqetësuar Blerim Krasniqi.
Shefi i urgjencës në QKMF të Malishevës, Urim Thaçi, në një prononcim për RTV Dukagjinin, shprehet se është dyfishuar numri i pickimit, por fatmirësisht ende nuk ka të infektuar me virus.
“Gjatë këtij viti kemi pasur 697 raste. Në krahasim me vitin e kaluar numri i të pickuarve është rritur, por janë udhëzuar vetëm tri raste për trajtim të mëtejshëm. Nuk kemi hasur në asnjë rast me virus”, ka thënë Thaçi. /Telegrafi/
https://youtu.be/f2jDbMuy_0M