Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar dy raste të vdekjes së dyshimtë në Gjilan dhe Dragash.
Policia ka njoftuar se rasti në Gjilan ka ndodhur rreth orës 13:20, ku ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në oborr, viktimës i ishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe të njëjtin e kishte transportuar në Spitalin e Gjilanit.
Nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti ka arritur pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Ndërkaq në Dragash rasti kishte ndodhur rreth orës 10:50. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/